Formula 1/ Piastri ‘fluturon’ drejt ‘pole position’ në Losail, Norris i dyti, Verstappen ndjek nga afër
Oscar Piastri konfirmoi formën e tij të shkëlqyer duke siguruar ‘pole position’ në kualifikimet e Losail-it me kohën 1:19.387.
Piloti australian i McLaren-it u tregua më i shpejti, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Lando Norris, e kompletoi vijën e parë me vetëm 108 mijë të sekondës diferencë.
Në vijën e dytë do të niset Max Verstappen, i cili mbeti 264 mijë të sekondës prapa Piastrit, ndërsa Mercedes i George Russell siguroi vendin e katërt me një diferencë prej 275 mijë të sekondës.
Vija e tretë u ngjyros “jeshile” falë dy të rinjve Andrea Kimi Antonelli (+0.459) dhe Isack Hadjar (+0.727).
Ndërkohë, Charles Leclerc u detyrua të kënaqet me skajin e jashtëm të vijës së pestë, me një sekondë e 174 mijë të sekondës më i ngadaltë se Piastri.
Përkrah tij do të niset Pierre Gasly i Alpine, surprizë e këndshme e kualifikimeve (+1.090).
Para tyre, në vijën e katërt, janë dy pilotët spanjollë: Carlos Sainz me Williams, në nëntë të dhjetat nga koha më e mirë, dhe Fernando Alonso me Aston Martin, një sekondë e 31 mijë të sekondës larg ‘pole position’-it.
Gjysma e dytë e renditjes nis me Nico Hülkenberg (Sauber) dhe Liam Lawson (Racing Bulls) në vijën e gjashtë.
Oliver Bearman (Haas) dhe Gabriel Bortoleto formojnë vijën e shtatë, ndërsa Alexander Albon do të niset nga vija e tetë përkrah Yuki Tsunoda-s, i cili ishte viktima e parë e prerjes në Q3.
Ndryshe nga Sprinti, këtë herë japonezi nuk do të mund t’i vijë në ndihmë Verstappen-it në fillim të garës.
Në vijën e nëntë janë Esteban Ocon me Haas të pajisur me motor Ferrari dhe Ferrari i Lewis Hamilton-it, i cili sërish u eliminua herët, që në bllokun e parë të kualifikimeve. Colapinto (Alpine), të cilët mbyllin gridin e garës së së dielës.
Në Losail pritet një garë e ndezur, me McLarenin dukshëm në formë dhe një Verstappen të gatshëm të shfrytëzojë çdo hapësirë për të sulmuar.
