Super Yildiz, Juventus 'thyen' Cagliarin me përmbysje

Juventusi ka marrë fitoren e parë në Serie A me Luciano Spallettin në krye të stolit bardhezi, duke mundur me përmbysje ekipin e Cagliarit.

Sfida e luajtur në “Allianz Stadium” nisi në mënyrën më të keqe për ‘Zonjën e Vjetër’, duke e pësuar në minutën e 26’ nga Sebastiano Esposito, por pas vetëm një minute, ishte turku Yildiz ai që baraspeshoi takimin.

Në fundin e pjesës së parë, ishte sërish 20-vjeçari që realizoi golin e dytë për Juven dhe atë personal.

Takimi u mbyll me rezultatin 2-1, me Juventusin që ende ndodhet në vendin e 7-të me 23 pikë, por që afrohet më shumë me skuadrat e zonës europiane.