Bundesliga/ Bayerni i Mynihut vuan por fiton ndaj St.Paulit në fund

Bayerni i Mynihut e la pas krahëve humbjen me Arsenalin në Ligën e Kampioneve dhe fiton ndeshjen e radhës në kampionat.

Në Allianz Stadium skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany mposhti St.Paulin me rezultatin 3-1 në një ndeshje që nuk rezultoi aspak e lehtë për të.

Dhe në fakt ishte pikërisht skuadra e St.Paulit që mori avantazhin në këtë sfidë që në minutën e 6, me golin e Hountondji  që ngriu të gjithë të pranishmit në Allianz Arena.

Bavarezët reaguan dhe e rritën ritmin e lojës dhe pak para mbylljes së pjesës së parë barazuan rezultatin me Guerreiros.

Edhe në pjesën e dytë, Bayerni ishte dominues në fushë por e kishte të vështirë të cante mbrojtjen e St.Paulit.

Kur u mendua se kjo sfidë po shkonte drejt barazimit, në minutën e 93, Luis Diaz shënoi golin që i dha avantazhin skuadrës kampione të Gjermanisë, ndërsa në të 96, Nicolas Jackson vulosi fitoren për Bayernin e Mynihut që në kampionat e ruan pathyeshmërinë dhe mbetet në krye me 34 pikë, ndërsa St.Pauli është me 7 pikë në zonën e rënies nga kategoria

Në ndeshjet e tjera, Hoffenheim mundi Augsburg 3-0, Werder Bremen barazoi me FC Köln 1-1, ndërsa Union Berlin humbi me Heidenheim 1-2.