Tirana prezanton mbrojtësin e majtë

Tirana njoftoi një afrim të ri sot në skuadër. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Basilio Ndong, i cili prej muajsh ishte pa kontratë dhe lojtar i lirë.

26-vjeçari nga Guinea Ekuatoriale do të provojë aventurën e parë në Shqipëri, ndërsa më herët ka luajtur edhe me Shkupin në Maqedoninë e Veriut.

“Tirana njofton afrimin e lojtarit Basilio Ndong.

Ndong është një mbrojtës krahu me përvojë në Europë dhe me mbi 50 paraqitje me përfaqësuesen e tij. Lojtari u prezantua dje nga drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe konsiderohet një përforcim strategjik për vazhdimin e sezonit.

I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën bardheblu”, thuhet në njoftimin e klubit.

Skuadra e fundit e Ndong ishte CS U Craiova nga Rumania, ku luajti për një sezon e gjysmë.