Milano kuq e zi/ Qyteti 'pushtohet' nga shqiptarët në Festën e Pavarësisë së Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 17:11
Milano është mbushur sot me ngjyrat kuqezi, teksa mijëra shqiptarë kanë zbukuruar rrugët, sheshet dhe lokalet e qytetit me flamuj kombëtarë.
Sot në 28 Nëntor, atmosfera festive ndihet kudo, ndërsa komuniteti shqiptar në Itali feston me krenari Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Muzika, vallet tradicionale dhe simbolet kombëtare e kanë shndërruar qytetin italian në një skenë të gjallë ku jehon identiteti, historia dhe bashkimi i shqiptarëve kudo në botë.
