Shefja e politikës së jashtme të BE: Lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2025, 14:45

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas kërkoi bashkëpunim më të fortë me partnerët e Mesdheut Jugor, duke paralajmëruar se lufta e Rusisë në Ukrainë është “një kërcënim ekzistencial”, ndërsa ministrat u takuan në Barcelonë për lançimin e Paktit të BE-së për Mesdheun
Kaja Kallas tha se pesha gjeopolitike e Mesdheut “po bëhet vetëm më e qartë”, duke vënë në dukje se Evropa përballet me “ndryshime tronditëse”. Ajo theksoi se pavarësisht konflikteve të shumta globale, “përgjigjja është shumë e thjeshtë
“Lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial. Nëse (Presidenti rus Vladimir) Putin nuk ndalohet, ai nuk do të ndalet”, tha ajo
