I MOSHUARI NË DET TË HAPUR/ 76-vjeçari britanik ra nga anija turistike në brigjet e Tenerife
Një i moshuar britanik 76-vjeç ra nga bordi i anijes turistike Marella Explorer 2 pranë brigjet spanjolle. Autoritetet atje po vijojnë kërkimet.
Një i moshuar britanik është në kërkim nga autoritetet spanjolle pasi ra në det të hapur gjatë udhëtimit me një anije turistike.
76 vjeçari, ra të enjten në mëngjes nga bordi i Marella Explorer 2 pranë bregut të quajtur Tenerife teksa mjeti lundrues po udhëtonte drejt La Gomera, pjesë e ishujve Kanarie.
Pasagjerët përshkruajnë momentet e tensionuara.
Një e re tregon se po hante mëngjes me nënë e saj teksa u dëgjua alarmi për incidentin dhe kapiteni u njoftoi se anija duhej të qëndronte në vend pa lëvizur.
Në mbrëmje, kërkimi u ndërpre për shkak të errësirës.
Anija, e regjistruar në Maltë dhe me kapacitet për 1,814 pasagjerë, do të kryente një udhëtim 7-ditor rreth ishujve Kanarie, pas nisjes më 21 nëntor.
Kompania ndërkohë ka deklaruar se po mbështet familjen e të moshuarit dhe po bashkëpunon me autoritetet lokale për çdo zhvillim. Rënia nga anijet turistike mbetet një rrezik real.
Ky nuk është rasti i parë këtë vit teksa incidentet kanë përfshirë si turistë, ashtu edhe anëtar të ekuipazheve.

