CHECK UP NË “SPITALIN AMERIKAN”/ Paketa të plota për vlerësimin e organizmit dhe shëndetit mendor
Në një kohë kur ritmi i jetës është i shpejtë dhe stresi i përditshëm ndikon drejtpërdrejt në shëndet, check up-et mjekësore po shihen gjithnjë e më shumë si mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet dhe për të zbuluar herët problemet shëndetësore.
Në Spitalin Amerikan, këto paketa check up përfshijnë analiza laboratorike, ekzaminime imazherike dhe vlerësime klinike, të cilat krijojnë një panoramë të plotë të gjendjes së organizmit.
Sipas mjekes toksikologe–adiktologe Sonila Bitri, shumë sëmundje zhvillohen në heshtje dhe shfaqen vetëm kur kanë avancuar.
Një fokus i veçantë ka të bëjë edhe me vlerësimin e dëmeve nga përdorimi i substancave narkotike, si kokaina apo alkooli, problem që prek kryesisht të rinjtë dhe që kërkon monitorim të vazhdueshëm shëndetësor.
Në të njëjtën kohë, Spitali Amerikan ka integruar edhe vlerësimet psikologjike në paketat e check up-it, për të analizuar gjendjen emocionale dhe aftësinë për t’u përballur me varësinë apo stresin e përditshëm.
Mesazhi mbetet i qartë: kujdesi për veten nis me kontrollin.
Të kryesh një check up nuk është luks, por një investim i domosdoshëm për shëndetin dhe cilësinë e jetës.

