Bllokohen rrugët e Prishtinës/ Gjocaj: Urbanët nuk funksionojnë, është krijuar kaos në qytet

Politologu, Astrit Gjocaj në një intervistë në Ora News u shpreh se në Prishtinë është krijuar kaos në qytet sepse trafiku urban nuk funksionon.

Gjocaj: Fatkeqësia jonë është që pasojat i pëson populli.

Përveç problemeve të përditshme sot kanë probleme sepse trafiku urban nuk funksionon.

Është krijuar një kaos në qytet.

Ka qenë një trafik i mbingarkuar.

Është krijuar dhe një trafik tjetër në qytet me automjetet sepse secili po provon të lëvizë me mjetet e tyre.

Është edhe problemi i atyre që nuk kanë mundësi alternative për të shkuar në punë.