FOTO/ Ndërron jetë i mbijetuari i vetëm i NGJARJES së Shavarinës! Behar Topilla ishte dëshmitar kyç i një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2025, 20:05
Behar Topilla, i vetmi që i shpëtoi masakrës së 1 majit 1999 në Shavarinë të Gllanasellës, ku humbën jetën mbi 40 civilë shqiptarë, ka ndërruar jetë.
Topilla mbeti i plagosur dhe i fshehur nën trupat e viktimave, duke u bërë dëshmitar kyç i një prej krimeve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.
Historia e tij u bë e njohur ndërkombëtarisht përmes artikullit të gazetës amerikane The Salt Lake Tribune, që e quante “Sole Survivor” – i mbijetuari i vetëm.


