Avioni me mbi 60 pasagjerë del nga pista në Vilnius, nuk raportohet për të lënduar

Një avion pasagjerësh i kompanisë polake LOT doli nga pista në aeroportin e Vilniusit, në Lituani, pas mbërritjes nga Varshava të mërkurën, duke shkaktuar pezullimin e të gjithë trafikut ajror në aeroport, njoftoi operatori i tij.

Sipas mediave të huaja, të gjithë pasagjerët e fluturimit me numër LO771 u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk pati raportime për persona të lënduar.

Lajmi u konfirmua nga vetë aeroporti përmes një postimi në Facebook.

Avioni i tipit Embraer 170 transportonte 63 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, bëri të ditur një zëdhënës i LOT në platformën X.

‘Pas uljes, të gjithë pasagjerët zbritën normalisht përmes shkallëve të lëvizshme dhe më pas u transportuan drejt terminalit,’ tha zëdhënësi.

Aeroporti bëri të ditur se pista do të mbetet e mbyllur deri në orën 19:00 (17:00 GMT).

Po ashtu, u këshilloi udhëtarët, fluturimet e të cilëve ishin planifikuar të niseshin gjatë ditës së mërkurë nga Vilniusi, të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm mbi nisjet.