Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Koci: Data më e papërshtatshme sepse është fundvit
Politologu, Melazim Koci në një intervistë në Ora News u shpreh se 28 dhjetori është data më e papërshtatshme për zgjedhjet në Kosovë.
Koci: Është një datë që lirisht mund të thuhet se është më e papërshtatshmja e mundshme në bindjen time.
Sepse është në fundvit dhe nëse asgjë tjetër nuk besoj se do të ketë prani të fuqishme ndërkombëtare për të vëzhguar zgjedhjet.
Dhe kjo mund të përbëjë një problem, mund të kontestohen zgjedhjet dhe nuk e besoj se pas krishtlindjeve ndërkombëtarët do të mbeten në numër të mjaftueshëm këtu në Prishtinë për ti vëzhguar ato.
Ky është një nga problemet por që ndoshta edhe mund të tejkalohet por një problem tjetër që gjithsesi do të shkaktojë mund të them bllokadë financiare dhe politike është fakti që do të jetë e pamundur që nga 28 dhjetori deri në fillim të marsit të formohen institucionet.
