SHBA KËRKON LIGJ/ Ambasada amerikane kërkon respektim të procedurave në KPK

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar respektimin e ligjeve dhe procedurave në vend, pas zhvillimeve në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe shkarkimit të Besim Kelmendit nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Qëndrimi u dha për Radion Evropa e Lirë, ndërsa debati ligjor për KPK-në po përshkallëzohet.

Në kulmin e debatit juridik për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka dërguar një mesazh të prerë: respektoni ligjin dhe procedurat.

Pa përmendur asnjë institucion me emër, reagimi godet mënyrën e vendimmarrjes brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës, i cili votoi shkarkimin pa kuorumin e nevojshëm. Në një kohë kur vetë anëtarë të KPK-së po e quajnë vendimin “të paligjshëm” dhe “puç institucional”, SHBA kërkon shmangie nga çdo veprim që mund të minojë besimin në drejtësi.

Mesazhi vjen në prag të një viti zgjedhor, kur tensionet institucionale mund të përdoren politikisht. Washingtoni kërkon garanci që drejtësia të mos kthehet në instrument të pushtetit apo grupeve të interesit.

Deklarate wshw dhënë për Radion Evropa e Lirë, Ambasada amerikane bëri thirrje për zbatimin e rregullave dhe transparencë në proceset që lidhen me sistemin e drejtësisë.

Ndwrsa vet Kelmendi e ka quajtur vendimin të pavlefshëm juridikisht, ndërsa disa anëtarë të Këshillit janë shprehur se bëhet fjalë për një “puç institucional”.

Të njëjtin shqetësim po e ndajnë edhe organizatat e shoqërisë civile dhe Bashkimi Evropian, i cili ka paralajmëruar se ky veprim rrezikon reformat në drejtësi dhe e dëmton rrugën integruese të Kosovës.

Reagimi i SHBA-së vjen në një kohë politike të ndjeshme për Kosovën.

Skena politike po përgatitet për zgjedhje të mundshme, ndërsa tensionet brenda sistemit të drejtësisë mund të ndikojnë në zhvillimet politike që pasojnë.

Për të shmangur interpretimet politike dhe ndërhyrjen në institucione, Ambasada amerikane kërkon bazim të vendimeve vetëm në ligj.