Plani amerikan për Ukrainën, Zelensky bisedë telefonike me Vance mes presionit për marrëveshje të shpejtë

Zelensky i ka thënë administratës Trump se është gati të negociojë, por Shtëpia e Bardhë – dhe tani vetë Trump po shtyn që plani të nënshkruhet deri në Ditën e Falënderimeve, të enjten e ardhshme, më 28 nëntor.

Kujtojmë se plani me 28 pikash do ta detyronte Kievin të lëshonte territor shtesë, të binte dakord të mos bashkohej kurrë me NATO-n dhe të pranonte amnisti të plotë për rusët që dyshohet se kanë kryer krime lufte. SHBA-të, si dhe Evropa, po ofrojnë garanci sigurie të modeluara sipas Nenit 5 të NATO-s , i cili do t’i angazhonte aleatët e SHBA-së dhe Evropës ta trajtonin një sulm ndaj Ukrainës si një sulm ndaj të gjithë “komunitetit atlantik”.

Më herët sot, presidenti ukrainas mbajti një telekonferencë me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë për të diskutuar planin.