FOTO-ALBUMI/ Nëntori i festave “vesh” me ngjyrat kuqezi institucionet arsimore

Festat e nëntorit po priten me aktivitete të larmishme nga nxënësit e shkollave në të gjithë vendin.

Institucionet e arsimit parashkollor dhe shkollat kanë nisur prej kohësh përgatitjet për Ditën e Alfabetit dhe Festat e Nëntorit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga Nëntori i Festave, i cili është përcjellë me ngjyrat kuqezi në të gjitha shkollat e vendit, ku janë organizuar ekspozita, si dhe aktivitete të tjera kulturore dhe sportive.

FOTO-ALBUMI/ Nëntori i festave “vesh” me ngjyrat kuqezi

“Përmes programit ‘Art dhe Zeje’, orës së artit figurativ, letërsisë dhe aktiviteteve komunitare, nxënësit në të gjithë Shqipërinë, nga Vlora në Tiranë, Elbasan, Përmet e Dibër po përgatiten për të festuar Ditën e Alfabetit dhe festat e Nëntorit”, u shpreh Rama.

FOTO-ALBUMI/ Nëntori i festave “vesh” me ngjyrat kuqezi

Programi Kombëtar “Art dhe Zeje” ka për qëllim inkurajimin e mësimit të punimeve të artit dhe atyre artizanale përmes veprimtarive praktike, nxitjen e aftësive sipërmarrëse të nxënësve në perspektivën e ruajtjes dhe të promovimit të vlerave të komunitetit ku jetojnë, si dhe të trashëgimisë sonë kulturore.

Programi kombëtar ka nisur zbatimin në shkollat e vendit, duke i kthyer ato në qendra ku nxënësit zhvillojnë vlerat e traditat.