PAMJET/ Ekspozitë e qilimave tradicionalë e bashkëkohorë në GAT

Një koleksion i qilimave të traditës dhe atyre bashkëkohorë u prezantua nga Galeria e Artit Tiranë, përmes ekspozitës me titull “Qoftë e shëndetshme dora që krijon – Arti i qilimave: Azerbajxhan & Shqipëri”.

Ekspozita sjell traditën e endjes përmes historive, teknikave dhe mjeshtërisë së artizanëve që e mbajnë gjallë këtë trashëgimi. 

Qilimat shumëngjyrësh vijnë si një takim kulturash ku artizanët nga Shqipëria dhe Azerbajxhani ndanë punimet, përvojat dhe pasionin që transmetohet brez pas brezi.

PAMJET/ Ekspozitë e qilimave tradicionalë e bashkëkohorë

Ky dialog, mes artit azerbajxhanas e shqiptar të qilimave, mirëpret publikun deri më 20 janar 2026.

PAMJET/ Ekspozitë e qilimave tradicionalë e bashkëkohorë

Ekspozita “Qoftë e shëndetshme dora që krijon!” është kuruar nga Edit Pula dhe Azerkhalcha.

GAT thotë se ky është një bashkëpunim i rëndësishëm, i nisur nëntë muaj më parë, mes Galerisë së Artit Tiranë dhe Azerkhalcha, me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhanit.