MOSHA QË “PËRCAKTON” TË ARDHMEN/ Mënyra si jetojmë në të 30-at, vendos sa të fortë do të jemi në të 70-at
Mënyra si jetojmë në të 30-at ka ndikim të madh në shëndetin tonë në të 70-at, pasi ndryshimet e para biologjike fillojnë pikërisht në këtë periudhë. Aktiviteti fizik, gjumi i rregullt, kujdesi për ushqimin dhe zakonet e shëndetshme ndihmojnë në ruajtjen e forcës, lëvizshmërisë dhe funksioneve bazë të organizmit.
Ekspertët e shëndetit thonë se të 30-ta janë një periudhë vendimtare për të ndërtuar bazat e shëndetit afatgjatë.
Sipas kërkimeve, ndryshimet e para biologjike si humbja e muskujve, ulja e densitetit të kockave dhe ngadalësimi i metabolizmit nisin pikërisht në këtë dekadë, dhe mënyra si jetojmë në këtë moshë mund të përcaktojë sa të fortë, aktivë dhe të qëndrueshëm do të jemi në të 70-at.
Shkencëtarët theksojnë se aktiviteti fizik është një nga faktorët më të rëndësishëm: sportet, ecjet e shpejta, çiklizmi apo stërvitjet e muskujve rrisin kapacitetin kardiovaskular dhe ruajnë lëvizshmërinë, duke ulur rrezikun e rënieve dhe problemeve të kyçeve në moshë të thyer.
Edhe pak minuta aktivitet të fortë në ditë apo një shëtitje 15-minutëshe pas ushqimit ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes.
Po aq i rëndësishëm është kujdesi për trurin.
Shëndeti i dhëmbëve dhe luftimi i inflamacionit oral lidhen me rrezik më të ulët të demencës, ndërsa gjumi i rregullt mbron memorien dhe redukton tkurrjen e trurit me kalimin e viteve.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që në të 30-at të fillojmë të reduktojmë të ngrënit, qoftë edhe me një regjim të thjeshtë 12 orë ngrënie dhe më pas 12 orë pa ngrënë, gjë që ndihmon trupin të riparojë qelizat.
Studimet afatgjata tregojnë se njerëzit që ruajnë zakone të shëndetshme në moshën e mesme kanë rrezik shumë më të ulët për sëmundje të zemrës, dobësim mendor dhe dobësi fizike dekada më vonë.

