VIDEO/ Aktiviteti tregtar dhe shërbimet portuale vijojnë pa probleme në Durrës

Në Portin e Durrësit mëngjesin e sotëm aktiviteti tregtar dhe shërbimet portuale po vijojnë normalisht dhe pa probleme.

Autoriteti Portual Durrës informoi sot se infrastruktura portuale, energjetike dhe hidrike funksionon plotësisht.

Sipas APD-së, shërbimet e Emergjencave dhe Sigurisë Portuale janë në gatishmëri dhe po operojnë si zakonisht.

Ndërkohë që tragetet e nisura mbrëmë nga portet italiane kanë mbërritur sipas orareve të planifikuara, pa shkaktuar vonesa në proceset e përpunimit dhe lëvizjen e pasagjerëve.

Porti i Durrësit vijon të garantojë siguri, efikasitet dhe shërbim të pandërprerë për të gjithë përdoruesit e tij.