Debat për buxhetin e minimumin jetik/ PD: Të caktohet me ligj. PS: Rend dite e foltores në bulevard

Opozita dhe mazhoranca u përplasën në Konferencën e Kryetarëve për mocionin mbi minimumin jetik, mes akuzave për bllokim të kërkesave të opozitës.

Balla dhe Bardhi shkëmbyen kritika, ndërsa debati u lidh me protestën e opozitës dhe diskutimin e projektbuxhetit.

Kërkesa e opozitës për një mocion me debat mbi mungesën e përcaktimit të minumumit jetik, ndezi debate dhe nxorri dhe ndau përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në Konferencën e Kryetarëve, ndërsa në Komisionet parlamentare po diskutohet buxheti.

Kreu i grupit të PD akuzoi maxhorancën për të paktën 5 kërkesa të tilla të rrëzuara, krahas asaj për ngritjen e komisioneve hetimore si edhe të mohimit të interpelancave.

"Qartësisht në këtë projekt buxhet cenohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për caktimin me ligj të minimunit jetik.

Dua ta bëj publikisht pyetjet që i bëra Ballës: masat për ndihmat ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është rreth 40 mijë lek të vjetra, dhe Balla duhet tu shpjegojë shqiptarëve nëse mundet të jetojë me 40 mijë lek të vjetra, sic jeton një numër i konsiderueshëm i familjeve shqiptare."

Por Taulant Balla në përgjigje të qëndrimeve të demokratëve, thumboi protestën e opozitës para kryeministrisë të cilën Sali Berisha e ka pagëzuar si parlamenti i qytetarëve.

''Gjithë ky evazion kërkesash vjen me qëllim vetëm të themi që bëjmë një kërkesë që në formë edhe u gjen një zgjidhje si të pranohet, dhe themi që nuk na u pranua të bëjmë një numër të caktuar kërkesash….. nuk janë kërkesa që duan t’i shqyrtojnë në Kuvend, as seancë. Këto janë rendi i ditës i foltores që do vendoset në bulevard.”

Bardhi akuzoi mazhorancën se se po asgjëson parlamemtarizmin, përmes forcës së kartonit.

"Një nga arsyet pse është thirur protesta është se opozitës nuk po lejohet të ushtrojë të drejtat e veta në kuvend''.

Balla në anën tjetër e përqëndroi mesazhin public tek projektbuxheti i vitit të ardhshëm, për çka tha se të gjithë debatet mund të zhvillohen këtë të mërkurë, ku është rënë dakord edhe për kohën në dispozicion të secilit deputet që do të jetë prej 10 minutash, duke parashikuar kështu një seance maratonë, nëse nuk ndërpritet dhe kalohet në votim, sikundër ka ndodhur në disa seanca rresht.