Instalacioni i gruas pa flokë, një provokim artistik/ Varvarica: Kjo vepër arti ka sjell dy fenomene sociale si artin dhe sëmundjen
Pjesë e emisionit të “Ora e Betit” në OraNews ka qenë e ftuar studiuesja e njohur e artit, Susana Varvarica për të diskutuar rreth fasadës së Muzeut Historik Kombëtar, mozaiku i famshëm i muzeut.
Bëhet fjalë për një instalacion me një grua pa flokë në shenjë sensibilizimi për të sëmurët e kancerit të gjirit.
Çfarë kishtë konstatuar Varvarica nga shumë përshtypje në rrjete sociale, është se kjo vepër arti është keqkuptuar.
Ajo ka përmendur se artistja Blerta Kambo ka guxuar mbi një vepër arti.
Sipas saj, ky hap që ka ndërmarr Blerta artistikisht është një sfidë për të treguar individualisht kreativitetin e saj.
Gjithashtu, kjo vepër arti ka sjell dy fenomene sociale si artin dhe sëmundjen që tashmë ka përfshirë një numër të lartë të grave shqiptare.
Por çfarë e trishton Varvaricën është se Kambo nuk arrin të çojë deri në fund sensibilizimin, sepse çdo provokim e ka dhe fenomenin e sensibilizimit.
“Sensibilizimi duke e zhveshur gruan dhe kokën e gruas dhe ajo grua që ka kaluar kancerin, e di shumë mirë çdo të thotë të heqësh flokët.”- u shpreh studiuesja.
