100-vjetori i Rahman Hankut/ Përkujtohet inxhinieri inovator që la gjurmë me veprat e mëdha
Rrahman Hanku u përkujtua në 100-vjetorin e lindjes si një nga inxhinierët më të rëndësishëm të veprave energjetike e infrastrukturore të vendit.
Inxhinierë e familjarë vlerësuan kontributin e tij nga porti i Durrësit te hidrocentralet, duke e cilësuar “shembull të përkushtimit profesional”.
Rrahman Hanku, inxhinieri që la gjurmë në ndërtimin e veprave të mëdha energjetike të vendit, dhe nga ndërtues u bë shtetar, u përkujtua në 100 vjetorin e lindjes
Në aktivitetin që bëri bashhkë inxhinierë, studiues e familjarë, u nderua jeta dhe vepra e njeriut që për dekada u konsiderua si specialist innovator në Shqipërinë e gjysmës së shekullit të XX-të.
Rrahman Hanku, sipas inxhinierit Shkëlqim Bumçi ishte “shembull i perkushtimit profesional”.
Inxhinieri Faruk Kaba theksoi veprat me te rendesishme infrastrukturore te Hankut, nga rikonstruksioni i portit të Durrësit tek ndërtimet e Hidrocentraleve
Në 100 vjetorin e lindjes Rrahman Hanku, u vlerësua për kontributin në ndërtimin e veprave me rëndësi të vecantë që u kanë mbetur brezave.
