PANAIRI I LIBRIT 2025 UL SIPARIN/ Botuesit raportojnë sfida, lexuesit entuziasëm

Në ditën e fundit të Panairit të 28 të Librit në Tiranë, kishte ende shumë qytarë të interesuar për të blerë botimet e shfaqur në stendat e Pallatit të Kongreseve.

Lexuesit u shprehën entuziastë për ato çfarë gjetën në këtë panair.

Por këtë vit u vu re edhe një prani e shtuar e lexuesit më të vogël.

"Unë mendoj se këtë vit ka më shumë. Këtë vit duket që shqiptarët kanë filluar ta përqafojnë më shumë librin." 

Por pavarësisht suksesit në dukej të këtij Panairi, pati edhe paralajmërime prë kriza

Me moton `Ndergjegjja jone ka nevoje per libra” ky panair terhoqi rreth 100 shtepi botuese nga Shqiperia, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut. E pas 5 ditesh intensive aktivitetesh kulturore, u mbyll duek sjellë edhe reflektim mbi sfidat e industries se librit ne shqiperi.