Reshjet e dentura të shiut/ Mungesë të energjisë energjie elektrike në disa njësitë administrative të qarkut Dibër

Situata në qarkun Dibër është përkeqësuar pas reshjeve intensive të shiut. Në fshatin Rreth Baz, një banesë rrezikohet nga përmbytja, dhe zjarrfikëset së bashku me mjete të tjera janë angazhuar për largimin e ujit dhe sigurimin e vendbanimit.

Rruga nacionale Burrel-Skuraj paraqet rrezik për automjetet në shumë segmente, për shkak të rënies së gurëve në rrugë. Menjëherë është angazhuar një firmë kontraktore për pastrimin e rrugës dhe eliminimin e çdo rreziku shtesë.

Për pasojë të stuhisë, disa njësitë administrative përjetojnë mungesë energjie elektrike, përfshirë: Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç e Lurë, si dhe një pjesë të njësisë Arras Fushë Çidhën. Stakuar është fidri që furnizon këto zona, për shkak të shkarkesave elektrike nga stuhia. Grupi i punës i OSHE po monitoron situatën dhe është në gatishmëri për çdo ndërhyrje.

Autoritetet dhe strukturat komunale apelojnë për kujdes të shtuar ndaj banorëve dhe drejtuesve të automjeteve dhe mbeten në kontakt për çdo informacion të ri.