Me VIDEO/ Qarku i Durrësit nën ujë, probleme serioze në Hamallaj, Ishëm dhe zonat e Krujës
Reshjet e dendura të shiut vijojnë edhe në këto momente. Më problematike situata është në Veri dhe verilindje të vendit.
I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë.
Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.
Por nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen e tyre funksionale të rrugëve, duke mos pasur asnjë segment të bllokuar në këtë aks.
Ndërkohë në Hamallaj në Qarkun e Durrësit raportohet për 3 shtëpi të përmbytura.
Në fshatin Skafane të Krujës raportohet për vërshim të ujit ne disa shtëpi. Në Ishëm raportohet për vërshim të ujit në disa rrugë.
Puna në të 2 hidrovorët e qarkut Durrës ka vijuar në normalitet (duke rritur kapacitetin gjatë reshjeve të shiut);
Niveli i ujit në lumin Ishëm dhe lumin Erzen në kuota normale dhe deri më tani nuk ka rrezik të dalë nga shtrati.

