Aksident në aksin rrugor Fier-Seman, makina përplas karrocën, plagoset drejtuesi i saj
Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier-Seman. Një makinë tip "Benz" ka përplasur një karrocë, e cila si pasojë goditjes ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Nisur nga kjo është plagosur drejtuesi i karrocës.
Ai është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, ku dhe ka marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi shkaqet e aksidentit dhe rrethanat në në cilin ndodhi.
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
