Ndodh gjatë natës/ Përfshihet nga flakët banesa në Malësinë e Madhe, shtëpia e shkrumbuar tërësisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2025, 09:18
Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në fshatin Preknicaj të Shkrelit, në Malësinë e Madhe.
Zjarri ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit, në banesën dykatëshe të shtetasit Zef Preknicaj.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, shtëpia është shkrumbuar tërësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
