Seanca paraprake/ Avokatët e Veliajt kërkojnë kohë të njihen me aktet. Prokurori i SPAK: Kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim

Sot po zhvillohet seanca paraprake për dosjen e Erion Veliajt.

Avokatët e Erjon Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për tu njohur me aktet.

Avokatët po ashtu kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe ata t'ia cojnë aktet në burg.

Prokurori i SPAK replikoi: Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim.

SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt dhe personave të tjerë, më 10 shtator.

Veliaj akuzohet se është përfshirë në 9 raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse.

Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ish-deputetja  akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi që të rikthejë në detyrën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj duke rrëzuar shkarkimin e tij, si rrjedhojë solli edhe anulimin e zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën.