Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, debate të forta në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve

Mbledhja me dyer të mbyllura e kësaj të hëne e Konferencës së Kryetarëve të komisioneve dhe grupeve parlamentare po zhvillohet tone të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.,

Shkak është bërë pika e parashikuar në rendin e ditës, ajo e përjashtimit të përkohshëm nga punimet parlamentare të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

DEKLARATAT NË KONFERENCËN E KRYETARËVE

Gazment Bardhi: Na keni njoftuar se ka ardhur Paketa Fiskale. Ju kujtoj se duhej të kishte ardhur bashkë me buxhetin, por përtej kësaj duhet ndjekur e njëjta procedurë si me buxhetin.

Ministri i Financave duhej ta kishte prezantuar këtu, dhe ne si Konferencë duhej të kishim miratuar një kalendar për shqyrtimin e kësaj pakete. Me sa shoh nuk keni ndërmend të respektoni rregulloren dhe Kushtetutën.

Agron Gjekmarkaj: Keni krijuar një rast të paprecedentë. Njeriu flet jashtë dhe ju e përjashtoni brenda. Njeriu flet në mëngjes dhe Toni Gogu nxehet në darkë. Ju kërkoni t’i shmangni debatit.

Ju keni frikë nga fjala e Sali Berishës dhe nga të vërtetat që ai thotë! Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale! Edhe një kovaçhane punon mbi rregulla, ndërsa ju si treshe e keni marrë peng! Keni koncepte shërbëtorësh, jo ligjvënësish! PD dhe Sali Berisha janë këtu që liritë dhe e vërteta të mbrohen, dhe ne do t’i mbrojmë.