Ilir Meta mbetet në burg! Avokati i angazhuar me një tjetër klient, GJKKO shtyn seancën paraprake

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme ishte parashikuar të mbahej seanca paraprake për ish-Presidentin Ilir Meta.

Në seancën e sotme pritej të vendosej nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo. Por një vendim i tillë nuk u mor pasi seanca u shty për në datën 27 nëntor, ora 12:30

Gazetari Edison Vatnikaj thotë se shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit Kujtim Cakrani, pasi ai ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor në Lezhë.

Seanca e fundit e mbajtur më 11 nëntor, u shty për shkak të kërkesës nga avokati i Metës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndaj Metës dhe Kryemadhit rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie ndërsa Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë në bashkëpunim.

Ilir Meta vijon të qëndrojë në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën “detyrim paraqitje”.