Kualifikueset e Botërorit 2026/ Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026 atë me Anglinë.

Nën drejtimin e Sylvinhos, kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore në 'Air Albania Stadium' teksa u provuan disa skema taktike dhe goditje standarde.

Në skuadër, u pa një atmosferë pozitive me futbollistët që tashmë nuk e kanë më atë presionin e rezultatit duke qenë se Kombëtarja jonë është e kualifikuar në playoff.

Qetë dukej edhe Armando Broja që pas ndeshjes me Andorrën u bë protagonist i një momenti trishtimi që bëri xhiron e botës në rrjetet sociale sa tërhoqi vëmendjen edhe të mediave britanike

Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe Anglisë do të luhet në orën 18:00 të së dielës në 'Air Albania Stadium'.