Tozaj: Qendra Alert, organizatë jo fitimprurëse. Statusi jo i njëjtë me institucionet

Klajdi Tozaj, Koordinator Projekti, Qendra Alert e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se Qendra Alert është një organizatë jo fitimprurëse dhe se statusi nuk është i njëjtë me institucionet.

Tozaj: Tani që të jemi të sinqertë, nuk mund ti vendosim faj ose ti detyrojmë të drejtohen tek një organizatë.

Se në fund të fundit, Qendra Alert është një organizatë jo fitimprurëse.

Pra statusi që ne kemi nuk është i njëjtë me institucionet.

Është ideja që institucioni është i vetmi hallkë që e zgjidh vërtet dhe në mënyrë të qenësishme problemin që ata kanë.

Jo të gjithë qytetarët kanë një formim që i ndihmon për të adresuar drejtë edhe saktë shqetësimin që ata kanë.

Ka një miksim elementësh që e bëjnë pak edhe më të vështirë adresimin e drejtë të shqetësimit të tyre.