Lula: E drejta e konsumatorit është një e drejtë themelore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2025, 21:12
Rudina Lula, Dr. Ekzekutive, Qendra për Ekselencë ‘’Destiny’’ në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se e drejta e konsumatorit është një e drejtë themelore.
Lula: Kur themi për mbrojtjen e konsumatorit duhet të kemi parasysh për produktet ushqimore dhe jo ushqimore.
E drejta e konsumatorit është një e drejtë themelore.
Secili prej nesh ka të drejtën të informohet për produktet qoftë ato ushqimore dhe jo ushqimore.
Të marri informacion rreth tyre.
Të ketë produkte të sigurta.
Të ketë të drejtën dhe aksesin në një informacion të sigurtë rreth produktit.
