Muçaj: Linja e Gjelbër, një nga komponentët më kryesorë të projektit që po zbatojmë

Ermelinda Muçaj, Oficere Projekti, EMA e ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se linja e gjelbër është një nga komponentët më kryesorë të projektit që po zbatohet.

Muçaj: Linja e gjelbër është një nga komponentët më kryesorë të këtij projekti që ne aktualisht po zbatojmë.

Në fakt edhe siç e përcakton vetë ligji për mbrojtjen e konsumatorit saktësisht neni 48 qartësisht saktëson që institucionet, autoritetet përgjegjëse janë ato organe të cilat e kanë detyrimin kryesor jo vetëm zbatimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit por edhe mbrojtjen drejtpërdrejtë të të drejtave të konsumatorit.

Por përveç këtij neni, është edhe një nen tjetër neni 59 i cili qartësisht liston se cilat janë organet përgjegjëse.

Ndër to përmenden aty edhe shoqatat për mbrojtjen e konsumatorëve.