Avokati në Itali, Begaj: Marrëveshjet e nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive me ndikim të fortë tek shqiptarët

Shqipëria dhe Italia konkretizuan një sërë marrëveshjesh dypalëshe me fokus të veçantë sigurinë, zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe fuqizimin e mbrojtjes civile zunë një vend themelor, të nënshkruara në kuadër të Samitit të parë Ndërqeveritar të mbajtur dje në Villa Pamphili në Romë duke rikonfirmuar thellësinë e partneritetit strategjik dhe angazhimin për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe ajo italiane, Giorgia Meloni mbikëqyrën nënshkrimin dhe shkëmbimin e disa marrëveshjeve në sektorë të ndryshëm, ku siguria, zhvillimi i industrisë së mbrojtjes dhe fuqizimi i mbrojtjes civile zunë një vend themelor.

Avokat shqiptar në Itali, Erion Begaj, në një intervistë për “Ora Neës” u shpreh se të gjitha këto simbolike përmbajnë në vetvete sinjale pozitive për marrëdhëniet e të dy vendeve.

“Është hera e parë që që dy shtetet përfshihen në rang institucional, ku të dy qeveritë të bëjnë një mbledhje të përbashkët në historinë e tyre.

Italia nuk ka bërë një gjë të tillë përveç se me vendet e Bashkimit Evropian, por këto raporte kanë marrë një lloj intimiteti politik, ku vetë raporti mes Melonit dhe Ramës i ka çuar këto marrëdhënie në këtë nivel tejet të lartë.

Marrëveshjet e nënshkruara do të ndikojnë direkt tek qytetarët shqiptarë, sidomos tek ata që jetojnë në Itali.

Por Italia është vetëdijshme që stabiliteti ndërkombëtar do të kalojë në zona të rëndësishme, që janë Afrika e Veriut dhe Ballkani”, u shpreh avokati Erion Begaj.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AVOKATIN SHQIPTAR NË ITALI, ERION BEGAJ