Bora: Disa herë SPAK refuzoi të hetonte çështjen e 21 janarit

Gazetari, Andi Bora i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se disa herë SPAK refuzoi të hetonte çështjen e 21 janarit.

Bora: Ne duhet të kujtojmë që disa herë SPAK e refuzoi ta hetonte këtë çështje.

Derisa erdhi vendimi i gjykatës së Lartë.

Dhe që Strasburgu do e konsideronte krim shtetëror.

Dhe sot kemi një çështje e cila është hapur për vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave.

Dhe që rrezikon jetën e shumë personave të tjerë.

Ka një tjetër akuzë që është për shpërdorim detyre.

Dhe ka akuzën tjetër për veprën penale të pengimit për të zbuluar të vërtetën.