Dëshmia e Hill në Hagë/ Berisha: I vetmi person që ka ngritur shqetësime për përfshirjen e Thaçit në krime ka qenë Milllosheviçi
Politikani nga PDK, Hisen Berisha në një intervistë në Ora News u shpreh se në Hagë ka pasur dëshmi nga Hill që i vetmi person që ka ngritur shqetësime për përfshirjen e Thaçit në krime gjatë luftës ka qenë Millosheviçi.
Berisha: Tani përveç asaj që siç e deklaroi ai gjatë dëshmisë së tij varet në çfarë prizmi e sheh apo si e lexon atë mes rreshtave.
Aty pati një dëshmi apo një vërtetim të asaj që siç e tha ai i vetmi person që ka ngritur për shqetësime për përfshirjen e Thaçit në krime ka qenë Sllobodan Milllosheviçi.
Për mua këto janë disa thënie epokale që do ta kenë peshën juridike në vendimarrjen, do duhej në vendimarrjen e dhomave speciale.
Bashkë me atë që kanë thënë ambasadorët kur thanë se UÇK nuk mund të klasifikohet si terroriste sepse nuk do të bashkëpunonte NATO me një organizatë terroriste.
Dhe shumë qëndrime të tjera që kanë mbajtur shumë të tjerë me rradhë.
Pra kanë konfirmuar një diçka që deri më sot të gjithë në një formë aq të fuqishme juridike sa të gjitha dëshmitë që ka sjellë prokuroria apo dëshmitarët që ka sjellë prokuroria nuk e bëjnë atë fuqinë dhe peshën juridike të dëshmisë së tyre krahasuar me këto çfarë u deklaruan.
