Arrestohet një person në Greqi, vodhi 100 mijë portofolë me kripto-monedha
I dyshuari kryesor pas një rrjet malware në shkallë të gjerë të quajtur Venom RAT, është arrestuar në Greqi më 3 nëntor, si pjesë e operacionit të madh policor të Europol-it të quajtur “Endgame”.
Veprimet kishin në shënjestër një nga hakerat më të mëdhenj (Rhadamanthys), “Trojanin VenomRAT” dhe “Elysium”, të gjitha pjesë kyçe të krimit kibernetik ndërkombëtar.
Aktiviteti, i cili po zhvillohet midis datave 10 dhe 13 nëntor 2025, përbën fazën më të fundit të një operacioni të vazhdueshëm të ndërtuar për të goditur infrastrukturat kriminale dhe për të luftuar grupet që mundësojnë vjedhjen e të dhënave në të gjithë botën.
“Infrastruktura e malware-it e shkatërruar përbëhej nga qindra mijëra kompjuterë të infektuar që mbanin miliona kredenciale të vjedhura,” tha Europol në një deklaratë.
“Shumë prej viktimave nuk ishin të vetëdijshme se sistemet e tyre ishin infektuar.”
Sipas Europol-it, i dyshuari kryesor pas kësaj vjedhjeje masive kishte akses në mbi 100 000 crypto-wallets që u përkisnin viktimave, potencialisht me vlerë miliona euro.
Agjencia europiane njoftoi se në operacion morën pjesë mbi 100 oficerë nga agjenci të zbatimit të ligjit në Australi, Kanada, Danimarkë, Francë, Gjermani, Greqi, Lituani, Holandë dhe SHBA.
