“Makina mund të kishte eksploziv”/ Eksperti: Si i neglizhon Policia hyrje-daljet në Rinas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2025, 23:10
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin ndaj Gilmando Danit në Rinas.
Softa thotë se makina e personave që kryen atentatin në Rinas, përveç armëve, mund të kishte pasur edhe eksplozivë dhe askush nuk e kontrolloi.
“Si mund të hysh brenda në parkim? Sepse mund të hysh edhe me lëndë eksplozive.
Ju thatë që hyri dhe nuk u kontrollua që kishte armë brenda në makinë. Po nesër mund të ketë eksploziv, si do ta kontrollosh?
Dhe kur ajo është aq afër perimetrit dhe aq afër nën elementët e pasagjerëve.
Ke edhe ndërtesa në afërsi. Më thuaj një aeroport që ka kaq afër ndërtesat”, deklaroi Softa në emisionin “Off the Record”.

