Diell dhe kthjellime në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2025, 07:28
Vendi ynë edhe këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 10 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.
