Ndalohen katër persona në Fier, iu gjetën doza me lëndë narkotike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 16:47
Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë katër persona në Fier. Gjatë kontrollit fizik të tyre, efektivët e policisë gjetën doza kokaine dhe kanabis.
Lëndët narkotike u sekuestruan nga polica, ndërsa po hetohet më shumë mbi rasin.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, E. Xh., 41 vjeç, banues në Berat, G. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe për një shtetas 15 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doza Kokaine dhe Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

