G*ditën 36-vjeçarin dhe u larguan, shpallen në kërkim dy persona në Peqin
Policia ka shpallur në kërkim dy persona në Peqin. Ata u shpallën në kërkim nga policia, pasi kanë goditur me thikë një 36-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
I dëmtuari është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e dy personave të dyshuar si autorët e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 43 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin A. T., 36 vjeç, dhe gjatë konfliktit, shtetasi K. B. e ka dëmtuar 36-vjeçarin, me mjet prerës (thikë). I dëmtuari po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për kapjen e shtetasve F. B. dhe K. B.
