Italia grumbullohet për dy ndeshjet e fundit, Gatuzo: Nuk do të jetë si piknik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2025, 15:09
Italia kthehet në “Coverciano” për t’u përgatitur për dy ndeshjet e fundit të grupit të saj kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Me pothuajse të sigurt se do të luajë në fazën eliminatore në mars, ekipi kombëtar i Gatuzos fillon stërvitjen sot përpara se të dalë në fushë kundër Moldavisë (13 nëntor, Kishinau) dhe Norvegjisë (16 nëntor, Milano).
Trajneri i Italisë deklaroi: “Nuk do të jetë një piknik, nuk jemi këtu për shtatë ose tetë ditë thjesht për të ndenjur… Dua të shoh përpjekje maksimale, këto janë ndeshje zyrtare dhe ne po veshim fanellën blu.
Do të fusim në fushë ata që kanë pasur pak kohë në ndeshjen e parë dhe pastaj do të bëjmë disa ndryshime përsëri në të dytën.
Duhet të përqendrohemi te vetja, jo te Norvegjia.
Duhet të jemi gati”.
