Egnatia humbet ndaj Elbasanit, Zeka: I keqardhur për këtë, largimet e dy super-yjeve ka bërë që...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 21:31
Gazetari i sportit njëherësh dhe zëdhënës i klubit të futbollit Egnatia, Xhevdet Zeka i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” u shpreh i keqardhur nga rezultati i spotën ndaj Elbasanit.
“Por unë vazhdoj të qëndroj tek ajo që ka thënë trajneri që këtë sezon jemi me shumë lojtarë të rinj, sidomos largimi i Lushkjas dhe Ujkës, dy super-yjeve të kampionatit shqiptar, nuk është kollaj të zëvendësohen.
Dhe siç ka thënë dhe Tetova nga nëntori ekipi do të marrë formën e duhur dhe vendin e duhur”, u shpreh Zeka.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”
