Tota: Ja kush janë 4 ekipet që po luftojnë për titull këtë sezon. Vora duhet përgëzuar

Trajnerja e futbollit, Rabie Tota e ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News”, u shpreh se kampionati shqiptar i futbollit ka hyë në një fazë interesante.

“Po shikoj që në këtë fazë katër ekipe që janë Vllaznia, Elbasani, Egnatia, mund të fus këtu dhe Dinamon po luftojnë mes tyre.

Më vjen keq për Tiranën dhe Partizanin dhe shpresoj se në janar mund të bëjnë ndonjë ndërhyrje në merkato për të tentuar ringritjen.

E nga ana tjetër duhet përgëzuar edhe ekipi i Vorës për futbollin shumë të bukur që po bën”, u shpreh ndër të tjera Tota

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”