Hallaçi: Surpriza e kësaj jave ishte Partizani, por që do jetë një sukses i përkohshëm

Trajneri i Sopotit, Rrahman Hallaçi i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” u shpreh se po tregohet i vëmendshëm ndaj zhvillimeve që prodhon Superiorja.

“Surpriza e kësaj jave ishte Partizani, duke parë që skuadra e Teutës prodhoi volum loje shumë të madh në pjesën e parë, por më pas gjërat u vështirësuan shumë sidomos pas humbjes së penalltisë, gjë që u shfrytëzua nga Partizani.

Por që gjithsesi mbetet një sukses i përkohshëm, duke pasur parasysh ecurinë e tij gjatë këtij sezoni”, u shpreh Hallaçi

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”