PRANON SE PUNOI SI SPIUN! Poloni, Igor Rogovi i dha informacione shërbimit sekret rus, e shoqja transportonte USB-të e koduara
Një shtetas rus i arrestuar në Poloni ka pranuan se punoi si agjent për shërbimin sekret të vendit të tij që prej vitit 2021 duke dhënë informacione duke transferuar të dhëna të koduara. Rogov ishte pjesë e strukturës së FSB-së për vite, jo agjent i përkohshëm si shumica e të arrestuarve të tjerë në Poloni. Dokumentet thonë se u ndihmua edhe nga bashkëshortja
Një 30 vjeçar nga Moska ka pranuar se prej vitit 2021 kur u vendos në Poloni së bashku me bashkëshorten ka punuar si spiun për Shërbimin sekret Rus.
Autoritetet polake e arrestuan Igor Rogovin verën e kaluar pas një vale zjarrvëniesh dhe sulmesh të tjera sabotimi, të cilat sipas zyrtarëve besohet se u drejtuan nga operativë të inteligjencës ruse.
Në prangat e forcave të rendit ra dhe e shoqja,Irina Rogova.
Dokumentet e gjykatës tregojnë një histori të gjatë bashkëpunimi të Igorit me FSB-në, duke përfshirë përdorimin e telefonave të veçantë, takime të fshehta me zyrtarë të shërbimit dhe marrjen e pagesave për informacion.
Ndërsa bashkëshortja ndihmonte në transferimin e një USB-ve të koduara me raportime persona që u imteresonin FSB-së.
Rasti i Igor Rogov konsiderohet i veçantë sepse shumica e personave të arrestuar nga Polonia për sabotim në emër të Rusisë ishin polakë, ukrainas ose bjellorusë, që punonin si agjentë të rekrutuar ndërsa Igro ishte pjesë e strukturës prej vitesh. Seanca e parë e gjyqit për Rogovët pritet të mbahet më 8 dhjetor.

