I dha vulën e PD-së Berishës/ KPA-ja konfirmon shkarkimin e gjyqtarit Zhukri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 19:58
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Agron Zhukri.
Gjykimi, i zhvilluar në dhomë këshillimi dhe i përbërë nga kryesuesi Sokol Çomo, relatore Natasha Mulaj dhe anëtaret Albana Shtylla, Ina Rama dhe Mimoza Tasi, shqyrtoi ankimin e paraqitur nga Zhukri kundër vendimit të 19 prillit 2024.
“Trupi gjykues vendosi unanimisht lënien në fuqi të vendimit të KPK-së. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e KPA.