Burg përjetë infermierit në Gjermani, ja krimet tij seriale

Një infermier në Gjermani u dënua me burgim të përjetshëm pasi vrau 10 pacientë dhe tentoi të vriste 27 të tjerë. Për të lehtësuar punën e tij u injekte doza të mëdha qetësuesish, të cilat rezultuan vdekjeprurëse.

Një infermier i kujdesit paliativ në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 10 pacientëve dhe tentativën e vrasjes së 27 të tjerëve.

Prokurorët zbuluan se punonjësi, emri i të cilit nuk është bërë publik, u kishte dhënë pacientëve të tij, kryesisht të moshuar, qetësues ose ilaçe kundër dhimbjeve, në përpjekje për të lehtësuar ngarkesën e punës gjatë turnit të natës.

Gjykatës iu tha se ai u kishte injektuar pacientëve doza më të mëdha mëdha morfine dhe midazolami se normalja, te cilat rezultuan vdekjeprurese.

Veprat penale u kryen midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 në një spital në Ëuerselen, në Gjermaninë perëndimore.

Sipas agjencisë mediatike Agence France-Presse mjeku kishte qenë i punësuar në spitalin në Wuerselen që nga viti 2020, pasi kishte përfunduar trajnimin si profesionist i infermierisë në 2007-ën.

Rasti ka ngjashmëri me atë të ish-infermierit Niels Högel, i cili u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019 pasi u dënua për vrasjen e 85 pacientëve në dy spitale në Gjermaninë veriore.

Një gjykatë zbuloi se ai u dha doza vdekjeprurëse ilaçesh për zemrën njerëzve nën kujdesin e tij midis viteve 1999 dhe 2005.

Ai besohet të jetë vrasësi më i përgjakshëm në historinë moderne të Gjermanisë.