Barriera koralore rrezikon zhdukjen! Shpëtojnë vetëm nëse ngrohja globale mbahet nën 2°C
Barriera e Madhe Koralore në Australi rrezikon zhdukjen deri në vitin 2050 për shkak të ngrohjes globale, por disa pjesë mund të rikuperohen nëse temperatura e oqeaneve mbahet nën 2°C. Shkencëtarët zbuluan se koralet pranë ujërave më të ftohtë dhe disa specie që përshtaten lehtë mund të ndihmojnë rigjenerimin e reef-it.
Shkencëtarët paralajmërojnë se Barriera e Madhe Koralore në Australi po përballet me një të ardhme të rrezikshme dhe mund të humbasë shumë korale deri në vitin 2050, për shkak të ngrohjes globale.
Megjithatë, disa pjesë të reef-it mund të rikuperohen nëse ngrohja e oqeaneve mbahet e moderuar.
Hulumtuesit nga Universiteti i Queensland përdorën modele kompjuterike për të analizuar jetën e koraleve dhe zbuluan se disa specie mund të përshtaten më mirë me ujërat e ngrohtë dhe të ndihmojnë rritjen e koraleve të reja.
Pjesët pranë rrjedhave me ujë më të ftohtë ishin më rezistente, duke dhënë shpresë për këtë mrekulli natyrore.

Barriera koralore ka kaluar katër valë të mëdha të nxehtësisë detare midis 2016 dhe 2022, duke shkaktuar zbardhejn e koraleve, proces që shpesh është fatal.
Sipas raportit më të fundit, disa pjesë të reef-it kanë pësuar humbjen më të madhe vjetore në 40 vitet e fundit.
Ky është sistemi më i madh i koraleve në botë i përbërë nga mbi 2,900 shkëmbinj nënujorë individualë dhe 900 ishuj që shtrihen për mbi 2,300 kilometra.

Barriera e Madhe Koralore ndodhet në Detin e Koraleve , pranë brigjeve të Queensland , Australi , e ndarë nga bregu nga një kanal prej 160 kilometra i gjerë dhe mbi 61 metrash i thellë.

