Rritje pensionesh çdo muaj nga 2026-a? Hoxha: Jo, bonusi i fundvitit do të shpërndahet çdo muaj, s’ka rritje
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur një ditë më parë se pensionistët përveçse do të marrin këtë dhjetor bonusin e fundvitit, duke filluar nga janari 2026 do të kenë një rritje pensioni të shtrirë muaj për muaj, përmbi indeksimin e përvitshëm.
Por sa gjasë ka të ndodhë kjo dhe si e shikon mosha e tretë këtë nismë të qeverisë?
Eksperti i Pensioneve Kujtim Hoxha, në një intervistë për “Ora Neës” u shpreh se ka një ndryshim me menyrën se si do të përfitohet bonusi i pensionit.
“Bonusi i pensionit që do të shpërndahet në dhjetor të këtij viti, është parashikuar në vlerën 97 milionë euro. Por ky bonus është parashikuar që në Buxhetin e Shtetit, pra ka një garanci që do të jepet.
Në thelb ka dhe një ndryshim tjetër me bonuset e shpërndara në vitet e mëparshme.
Pra ajo që ka që e fragmentizuar në dy kategori tani është shtrirë në një dimension më të gjerë për t’i trajtuar qytetarët mbi bazën e të ardhurave që kanë dhe bazën e pensionit.
Kjo nuk sjell ndonjë çudi, sepse vlera është e deklaruar tani. Nëse bonusi i pensioneve ëështë 97 milionë euro, rritja e pensioneve është e përllogaritur në vlerën e 100 milionë eurove, pra është pikërisht ky bonus, i cili tashmë nuk do të merret në fund të vitit, por do të shpërndahet çdo muaj në të njëjtën vlerë”, u shpreh Hoxha.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN KUJTIM HOXHA

